Telenews

Ekspertiza preliminare e Komunës së Prishtinës, këto janë arsyet e rënies së çatisë te objekti në Arbëri

 

Komuna e Prishtinës ka publikuar sot një vlerësim preliminar të dëmtimit të kulmit të ndërtesës së re në Arbëri, si pasojë e së cilës u lëndua një vajzë 23-vjeçare të enjten e kaluar. Raporti preliminar është përpiluar nga dy ekspertë të fushës të kontraktuar nga komuna, arkitektët Visar Geci dhe Gëzim Kastrati.

Sipas kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, raporti analizon dhe jep arsye mbi rrëzimin e kulmit.

“Për të bërë një analizë preliminare se çka e ka shkaktuar këtë rënie të kulmit dhe për këtë rast kemi ftuar dy profesionistë të fushës, z. Visar Geci dhe z. Gëzim Kastrati, të cilët i kam parë si neutral dhe profesionistë të cilët veprojnë jashtë komunës, në mënyrë që ta analizojnë dhe të na japin një arsye mbi rrëzimin e kulmit të ndërtesës së Komunës së re”, tha Rama.

Ndërkaq, dy ekspertët thanë se kanë ardhur në përfundim se kulmi nuk është ndërtuar bazuar në standardet e parapara me ligj.

“Komplet kulmi ka rënë sepse komplet struktura në të cilën është ndërtuar kulmi nuk është e bazuar në standarde. Ky është kulmi që del jashtë murit. E kanë bërë strehën për shkak që kur të bie shi, të mos rrjedh uji në fasadë. Këtu ka qenë problemi. Këtu ka hyrë fryma dhe komplet e ka çuar kulmin lart”, tha Geci.

Të ngajshme

Pas takimit Kurti-Mickovski, prangat e para për Ali Ahmetin

Erzana Fazliu

Sot dhe nesër borë në Kosovë

KushtrimGuraj

Kryetari i Komunës së Butelit paralajmëron arrestimin e Ali Ahmetit

Donat Hashani