Telenews

Ekstradohen nga Dubai tre shqiptarët e përfshirë në grupe kriminale dhe vrasje

Tre persona të akuzuar si pjesëtarë të një organizate kriminale pritet të ekstradohen sot, më 19 qershor, nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të një operacioni të Policisë së Shtetit.

Sipas autoriteteve shqiptare, njëri nga të ekstraduarit, A. Xh., dyshohet se ka ndihmuar një shtetas të shumëkërkuar, duke vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, i dyshuari tjetër, E. D., akuzohet për përkrahje të një personi të shpallur në kërkim dhe për përfshirje në planifikim vrasjesh si pjesë e organizatës kriminale.

Personi i tretë, M. K., sipas Policisë së Shtetit, dyshohet për përfshirje në vrasje, sigurim të mjeteve për kryerjen e tyre dhe për përkrahje të një tjetër shtetasi të shumëkërkuar.

Të ngajshme

Gruda për dyshimet se prokurori kërcënoi fizikisht krerët e UÇK-së: Fyerje për gjithë popullin dhe shtetin e Kosovës

Donat Hashani

OVL-ja mban nesër konferencë për media

Donat Hashani

Nesër Policia shënon 26-të vjetorin e themelimit

Donat Hashani