Telenews

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar, akuzohet për dhunë në familje

Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar me inicialet K.M., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij shtatzënë.

Ai akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhuna në familje”. Bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Beograd, bënë të mundur ekstradimin e tij nga Serbia në Shqipëri.

Deklarata e plotë e Drejtorisë Vendore të Policisë, Dibër:

Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndaj 25-vjeçarit, qe u ekstradua nga Beogradi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër ekzekutuan vendimin e Gjykatës Dibër për shtetasin në kërkim ndërkombëtar K.M., 25 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhuna në familje”.

25-vjeçari, u kap në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “The Ëanted”.

Ai akuzohet se në muajin janar 2025, në Bulqizë, dhunoi rëndë, me sende të forta dhe me grushte, bashkëjetuesen e tij, shtatzënë.

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin e 25-vjeçarit nga Serbia, në Shqipëri.

Të ngajshme

Nata e zjarreve edhe në Prishtinë, Lladrovci i ftuari i Ramës: Kryeqyteti nderon heronjtë e tij

Rrezarta Ramaj

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike

Rrezarta Ramaj

Goli i Yamalit vendimtar, Barça arrin fitoren ndaj Bilbaos

Rrezarta Ramaj