Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, me datë 30.12.2025 ka bërë ekstradimin e shtetasit shqiptar nga Shqipëria për në Kosovë.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritete shqiptare pasi që i njëjti kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale “Kultivim i narkotikëve dhe blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe se i njëjti i ishte shmangur drejtësisë.
“Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, ku i dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të Policisë së Kosovës për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
Policia e Kosovës do të vazhdojë me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftim

