Telenews

Ekzekutohet me kallashnikov ekonomisti i një firme në Shqipëri, plagoset pronari

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur në fshatin Gurez të Kurbinit në orën 07:00 të mëngjesit të kësaj të shtune.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një firme ku përpunohen inerte. Policia thotë se viktima është 70-vjeçari Selman Mihana, ekonomist i firmës, ndërsa i plagosur ka mbetur pronari Ardjan Gjeloshi 51 vjeç. Ky i fundit u dërgua në spital për ndihmë mjekësore. Mësohet se 51-vjeçari ishte qëlluar nga 2 plumba tejshpues, një sipër legenit dhe një në dorën e majtë.

Foto: Viktima, Selman Mihana

Rrethanat e ngjarjes së rëndë janë të paqarta. Në skenën e krimit kanë shkuar forca të shumta policore, ato të Sigurisë Kombëtare dhe RENEA.

Në zonë ka nsur kontroll për kapjen e autorëve të vrasjes dhe plagosjes.


INFORMACIONI PARAPRAK I POLICISË SË KURBINIT:

Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M,  rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari  shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj