Telenews

Elektrosever u dërgon ‘letër’ banorëve të Veriut: Lidhuni me ne për të paguar më lirë, me KEDS paguani më shtrenjtë

Kompania serbe e furnizimit me rrymë elektrike “Elektrosever” ka shpërndarë disa fletëpalosje informuese në gjuhën shqipe banorëve shqiptarë të katër komunave veriore të Republikës së Kosovës, në Mitrovicën Veriore, Zubin Potok, Zveçan e Leposaviq.

Elektrosever i fton qytetarët që të lidhin kontratën me ta për furnizim me energji elektrike, në mënyrë që të kenë rrymë vazhdimisht.

Por, veç këtij mesazhi “Elektrosever” sh.p.k. njofton se përveç tyre ka edhe furnizues të tjerë te regjistruar dhe se qytetarët mund të zgjedhin se me kë duan të lidhin kontratë për furnizim, por thonë se ata ofrojnë shërbim sipas kushteve më të favorshme.

Pastaj, në pjesën më skandaloze të kësaj ‘letre’ të siguruar nga “Mitropol”, Elektrosever i mëson qytetarët e Republikës së Kosovës se nëse nuk lidhin kontratë me asnjë furnizues të licencuar, operatori i sistemit të shpërndarjes, pra (KEDS-i), NDOSHTA do t’ju mundësojë të perdorin shërbimet e furnizuesit universal të ofruar nga KESKO, por se me çmime më të larta, dhe se nëse edhe pas 60 ditëve shtesë nuk lidhin kontratë me asnjë furnizues dhe nuk paguajnë faturën e KESK-o për energjinë e konsumuar, do të pasoj ndërprerja e furnizimit me energji elektrike.

Kujtojmë se operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT) kishte njoftuar se nga 1 janar i vitit 2024, në katër komunat në veri të Kosovës ka nisur të regjistrohet energjia elektrike e shpenzuar. Elektrosever është pronë e kompanisë energjetike të Serbisë EPS (Elektroprivreda Srbije). Ajo e mori licencën për operim nga Zyra e Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) më 24 qershor 2023.

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Mercedesi planifikon të ulë kostot me disa miliardë euro në vit

Erzana Fazliu