Telenews

Elezi: Vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se vendosja e kamerave vëzhduese në hapësirat e vendvotimit për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë do të bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore.

Zëdhënësi për media i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, në lidhje me këtë çështje ka bërë të ditur se kamerat do të vendosen në skajin tjetër të vendit ku do të jetë e pranishme kabina e votimit në qendrat e votimit në Kosovë.

“Vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat brenda vendvotimit bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim. Vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës, pasi ato do të vendosen në skajin tjetër të vendit ku do të jetë kabina e votimit dhe në asnjë rrethanë nuk do të mund të regjistrojë shënjimin e preferencës së votuesit”, tha Elezi.

Sa i përket ruajtjes së regjistrimeve të kamerave, zëdhënësi i KQZ-së thotë se këto regjistrime do të jenë me kohë të përkoshme deri tek shkatërrimi i materialit zgjedhor.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj