Telenews

Elhaida Dani konfirmon lidhjen me balerinin e saj në Dancing With The Stars, Ledian Agalliu

elhaida-dani-konfirmon-lidhjen-me-balerinin-e-saj-ne-dancing-with-the-stars,-ledian-agalliu

Këngëtarja Elhaida Dani është sivjet një prej konkurrenteve më të forta të spektaklit Dancing With The Stars.

Ajo ka rrugëtuar në këtë aventurë me balerinin Ledian Agalliu ,me të cilin ka kohë që në disa prej mediave të shkruara në Shqipëri përflitet se ka një afrimitet të shtuar.

E kjo duket se konfirmua në mbrëmjen gjysmëfinale të spektaklit, ku dyshja edhe zhvilluan puthjen e parë publike si çift para kamerave të transmetimit direkt.

Mesa duket, spektakli i vallëzimit ka bërë bashkë këngëtaren shkodrane dhe balerinin e Top Channel jo vetëm në pistën e vallëzimit, por edhe drejt një rrugëtimi të ri jetësor.

Ndërkohë, mediumi Kryefjala kishte raportuar javë më parë se balerini Ledian Agalliu i kishte dhënë fund lidhjes së tij të mëparshme, pak pas fillimit të Dancing With The Stars.

Të ngajshme

Sara Hoxha fotografohet në plazh me Erik Fullanin – një romancë e re pas ndarjes nga Ledri Vula?

KushtrimGuraj

Hiti i verës sapo u publikua nga Ledri dhe Xhensila

KushtrimGuraj

Nora Istrefi provokon ndjekësit me poza të nxehta nga pushimet

KushtrimGuraj