Telenews

Elinel paralajmëron duetin me Dafinën

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Elinel ka bërë të ditur se nesër (e enjte) do ta lansojë bashkëpunimin e ri muzikor.

Kënga titullohet “A mke dasht” dhe do të vijë në duet me autoren e shumë hiteve, Dafina Zeqiri.

“Një limon për këto pak ditë vere që kanë mbetur”, është përshkrimi në njoftimin e Granit Bajraktarit.

 

Dafina ka qenë shumë aktive gjatë këtij viti duke sjellë hite të njëpasnjëshme shumë prej të cilave kanë qenë edhe bashkëpunime.

Realizimi më i fundit muzikor i saj ka qenë dueti me Elgit Dodën, “Si mua”, i lansuar më 11 gusht dhe tashmë numëron më shumë se pesë milionë shikime në YoTube.

Edhe Elinel ka qenë mjaft produktiv gjatë vitit 2023 duke sjellë disa projekte muzikore. Së fundmi, ai ka bashkëpunuar me Skerdin në publikimin e duetit “Gaso”.

Të ngajshme

Akt i guximshëm: Sasa publikon fotot ku tregohet trupi i saj pas sëmundjes së rrallë

KushtrimGuraj

Fjolla përplaset me Shkurtën, i jep sqarim për fjalën ‘ubicë’ dhe e provokon me twerk

KushtrimGuraj

Regjisori i Hollywoodit dënohet për mashtrim ndaj Netflix, transferoi 11 milionë dollarë në llogarinë e tij personale në vend të serialit

KushtrimGuraj