Telenews

ELITA E FUTBOLLIT KOSOVAR SOT ME DY NDESHJE

Sot do të luhen dy ndeshje në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.
Kryendeshja kryesore e ditës do të jetë përballja në mes Prishtinës dhe Llapit.
Kampioni aktual, Prishtina është në formë të mirë në ndeshjet e fundit dhe do të synojë që këtë ecuri pozitive ta vazhdojë edhe ndaj Llapit.
Teksa, Llapi pas formës së jashtëzakonshme që ishte duke kaluar, në ndeshjet e fundit ka pasë një rënie dhe do të synojë që të rikthehet te rezultatet pozitive ndaj Prishtinës.
Në përballjen tjetër, Ulpiana ballafaqohet me Dritën.
“Intelektualët” janë në formë të mirë dhe do të synojë që të vazhdojnë rezultatet pozitive edhe ndaj Ulpianës.
Dy përballjet fillojnë me fillim nga ora 14:00.

Të ngajshme

Verë e kuqe, cigare / Futbollistët e Zvicrës festojnë deri në orët e mëngjesit në Kosovë

Valjeta Turkaj

Hajdari publikon fotografi me Xhakën dhe Avdullahun: Ne jemi një

Valjeta Turkaj

Juventusi i etur për transferimin e Xhakës pas shkëlqimit te Sunderland

KushtrimGuraj