Telenews

Ellen DeGeneres ndërpret lidhjet me SHBA-në dhe nis një jetë të re në Angli

ellen-degeneres-nderpret-lidhjet-me-shba-ne-dhe-nis-nje-jete-te-re-ne-angli

Ellen DeGeneres ka bërë një hap të madh drejt një jete të re larg Shteteve të Bashkuara, duke shitur një tjetër nga pronat e saj në Montecito, Kaliforni.

Prezantuesja 67-vjeçare dhe bashkëshortja e saj, Portia de Rossi, kanë zgjedhur të jetojnë në fshatin anglez Cotswolds, pas një periudhe të vështirë në Hollywood.

Çifti shiti shtëpinë e tyre me dy dhoma gjumi për 5.2 milionë dollarë (4.8 milionë euro), një çmim më i lartë se ai i blerjes, duke vazhduar kështu prishjen e lidhjeve me SHBA-në, shkruan DailyMail.

Kjo lëvizje erdhi pas skandalit të vitit 2020 mbi akuzat për një ambient toksik pune në “The Ellen DeGeneres Show”, që ndikoi ndjeshëm në reputacionin e saj.

Ndërsa fillimisht ata e përshkruan fermën e tyre në Cotswolds si një parajsë të qetë, problemet nuk kanë munguar.

Përmbytjet e kohëve të fundit dhe çështjet me lejet e ndërtimit kanë bërë që çifti të kërkojë një tjetër pronë më të përshtatshme.

Sipas burimeve, Ellen dhe Portia po eksplorojnë një shtëpi të re, duke u munduar të përshtatin stilin e tyre të jetës kaliforniane me ambientin e qetë anglez.

Megjithatë, nuk dihet ende nëse ky do të jetë vendbanimi i tyre përfundimtar apo një tjetër hap në rrugëtimin e tyre të ri. /Telegrafi/

Të ngajshme

Egli – Gjestit: Mbylle gojën, je i …

KushtrimGuraj

Dafina Zeqiri sqaron arsyen se pse vazhdon të mbajë koncerte, ani pse shtatzënë

Valjeta Turkaj

Adelina Tahiri flet për herë të parë për njohjen me bashkëshortin: “Njëherë avokat, pastaj u dashurova në të”

Valjeta Turkaj