Telenews

Elshani thotë se Faton Hajrizi do të vepronte edhe me policinë e Kosovës si me policin serb: S’do të ishte befasi

Zv.drejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, ka folur rreth rastit të bujshëm të Faton Hajrizit.

Sipas tij, edhe nëse Policia e Kosovës do ta ndalonte Hajrizin, situata do të përfundonte njësojë sikurse ndodhi në Serbi.

Madje, Elshani ka lënë të nënkuptohet se Policia e Kosovës, do ta vriste Faton Hajrizit, njësoj siç besohet se i ndodhi në Loznicë të Serbisë.

‘E keqja e kësaj është që ai është vrarë në Serbi. Me siguri nëse ne do të takoheshim me të do të kishim humbje të njëjta”, ka thënë ai

Tutje, Elshani në një intervistë për mediat në Shqipëri, e ka cilësuar Hajrizin si “person me të kaluar të bujshme kriminale” prandaj nuk do të ishte befasi edhe sulmi ndaj PK-së.

 

Të ngajshme

Gjendet pa shenja jete një grua në Gjilan

Valjeta Turkaj

AAK mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm pas shpërndarjes së Kuvendit

Valjeta Turkaj

Osmani: Këtu e sollën vendin njerëz të papërgjegjshëm me qëllime të rrezikshme

Valjeta Turkaj