Telenews

Elshani thotë se sulme tjera mund të ketë në veri, por masat janë marrë

Pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti se mund të ketë sulme para dhe pas Vitit të Ri në veri të vendit, situata në katër komunat veriore sot  ishte. Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani thotë se sulme mund të ketë por aktualisht sipas tij situata është e qetë ndonëse pas sulmit në kanalin e Iber Lepenc, është rritur prezenca e Policisë. Njohësi i sigurisë Arben Dashevci tha se këto deklarata të kryeministrit Kurti duhet të merren seriozisht.

Me 29 nëntor, infrastruktura kritike u sulmua.

Prapa aktit kriminal në kanalin e Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut, Agjencia e Kosovës për Inteligjencë tha se qëndron terroristi, Milan Radojiçiq.

Por, ani pse kanë kaluar gati një muaj nga ky sulm.

Shteti sërish mund të atakohet me këto veprime.

Të paktën kështu ka paralajmëruar të martën kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë për medie i cili tha se para dhe pas Vitit të Ri mund të ketë sulme në katër komunat veriore.

Megjithatë, gjatë ditës së mërkurë,  qëndroi televizioni në veri të Mitrovicës, situata ishte e qetë.

E Patrullimet e Policisë  së Kosovës në sheshin Car Lazar ishin të shpeshta.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani tha se raste të sulmeve mund të ketë por sipas tij, tashmë në veri ka prezencë më të shtuar të policisë.

“ Ne kemi një prezencë më të shtuar tash që nga 30 nëntori ku ka ndodhur rasti i fundit deri tash, nuk kemi asnjë incident, ne jemi duke e kryer punën tonë por nuk do të thotë që nuk mund të ndodh është një territor i madh, 17% e territorit të Kosovës kemi bashkëpunim të mirë me Policinë kufitare dhe me njësit e specializuara këtu mirëpo, nuk do të thotë që raste nuk do të ndodhin”, tha ai për Tëvë1.

Policia e Kosovës rriti prezencën e saj në katër komunat veriore ku sipas këtij institucioni, situata në veri vazhdon të mbetet e brishtë.

Të ngajshme

Abdixhiku parashikon se sa mijë votues nga mërgata do të votojnë për LDK-në

Donat Hashani

Nasim Haradinaj për Jack Smith: Sytë e tij kanë gjak, hala s’i kam bo çka kam qejf me i bo

Donat Hashani

Policia aksion në Komunën e Graçanicës, kap në flagrancë dy zyrtarë duke pranuar kaq mijë euro ryshfet për një lëndë pronësie

Donat Hashani