Telenews

​Emergoatom: Rusia ka bombarduar linjat e tensionit të lartë të termocentralit të Zaporizhias

​emergoatom:-rusia-ka-bombarduar-linjat-e-tensionit-te-larte-te-termocentralit-te-zaporizhias

Për shkak të bombardimeve ruse, dy linjat e fundit të komunikimit të tensionit të lartë të termocentralit bërthamor të Zaporizhias me sistemin elektrik ukrainas u dëmtuan dhe tashmë janë shkëputur plotësisht, ka bërë të ditur Shoqëria Kombëtare e Ukrainës për Prodhimin e Energjisë Bërthamore, Emergoatom.

Sipas Emergoatom, termocentrali bërthamor i Zaporizhias është shkëputur plotësisht nga sistemi elektrik i Ukrainës, shkruan ANSA.

Dy linjat e fundit të komunikimit të termocentralit me sistemin elektrik ukrainas janë dëmtuar.

Termocentrali është në modalitetin e ndërprerjes së plotë.

Nëntë gjeneratorë me naftë janë në funksion.

Ndërkohë, pro rusët kanë njoftuar se centrali bërthamor i Zaporizhias do të transferohet nën juridiksionin rus.

Autoritetet e Moskës kanë filluar të integrojnë centralin nën juridiksionin e operatorit bërthamor rus, Rosenergoatom.

Të ngajshme

Trump zbulon se kur SHBA-të do të shpallin “fitoren totale” ndaj Iranit

Rrezarta Ramaj

Indi, tetë punëtorë humbin jetën gjatë një aksidenti në një fabrikë çeliku

KushtrimGuraj

Bashkimi Evropian sanksionon Iranin për shkak të Ngushticës së Hormuzit

Rrezarta Ramaj