Karen Pierce, emisarja e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, ka njoftuar se ka filluar punën në pozitën që i është besuar.
Pierce, në një postim në platformën X, ka theksuar se është e kënaqur që tashmë do të shkojë në Berlin të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.
“Ashtu si Britania e Madhe, Gjermania luan një rol kyç në rajon. Mezi presim të punojmë së bashku si partnerë të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar që pret Procesin e Berlinit”, ka shkruar Pierce.
Delighted to have started my new role as UK Special Envoy to the Western Balkans with a trip to Berlin.
Like the UK, Germany plays a key role in the region.
Look forward to working together as close partners with the UK hosting the Berlin Process.https://t.co/wLsNqeyhrn— Dame Karen Pierce (@KarenPierceUK) March 19, 2025
Karen Pierce është emëruar nga Britania e Madhe si e dërguar për Ballkanin Perëndimor në shkurt të këtij viti.
Më njoftimin e lëshuar nga institucionet britanike thuhet se diplomates Pierce i është dhënë besimi që të vazhdojë punën për t’u arritur qëllimet e Ballkanit Perëndimor.
“Si një nga diplomatet më me përvojë të Mbretërisë së Bashkuar, Dame Karen Pierce është emëruar e dërguara speciale e Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, e ngarkuar për të çuar përpara objektivat strategjike të Mbretërisë së Bashkuar në të gjithë rajonin, duke përfshirë përgatitjet për Samitin”, shkruajnë në njoftim institucionet britanike.
Pierce më herët ishte në pozitën e ambasadores britanike së SHBA-së. Ajo ka mbajtur pozitën e përfaqësueses se përhershme në Kombet e Bashkuara, dhe është bërë gruaja e parë që është emëruar në atë pozitë.
The post Emisarja britanike për Ballkanin Perëndimor e nis punën me një vizitë në Berlin first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.