Telenews

Emmerson në lot për vdekjen e avokatit: Fliste shqip, u angazhua për të ndihmuar një Kosovë të pavarur

 

 

Në nisje të gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ben Emmerson, avokat i ish-kryetari të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar që të anulohet seanca e kësaj të marte, pas vdekjes së avokatit Andrew Strong.

“Andrew ishte në Kosovë në fund të vitit 2004, ishte vullnetar si stazhier në ekipin e mbrojtës të Ramush Haradinaj, ditë që Haradinaj u arrestua. Jetoi në Kosovë për disa vite, fliste shqip dhe ishte një person i shumë i angazhuar për të ndihmuar një Kosovë të pavarur dhe të lirë. Ishte një njeri plot dije. Shumë persona e duan dhe shumë persona e respektojnë. E duan shumë në Kosovë, ka lënë pas partneren dhe tre fëmijë. Gruaja e tij ka kërkuar një kërkesë të posaçme që ta lejojnë të takohet me zotërinë Veseli në mënyrë që t’i përcjellë ngushëllimet e tij për Andrew dhe shpresoj që këtë kërkesë t’ia plotësoni”, tha ai.

“Të gjithë do të vajtojmë sot vdekjen e parakohshme dhe tragjike të shokut dhe kolegut tonë Andrew Strong. I ndjeri dhe të gjithë ne në ekipin e tij, nuk jemi thjeshtë koleg, kemi qenë miq të ngushtë për 25 vjet”.

Të ngajshme

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu

Dafina Zeqiri vjen me “Tranquilo”

Erzana Fazliu

Abdixhiku me ‘Turneun e Ndryshimit’ merr përkrahje të madhe në Ferizaj

Erzana Fazliu