Telenews

Emrat e mëdhenj që do jenë agjent të lirë në 2025

Salah, Ronaldo, Messi, janë vetëm disa nga emrat që mund të ndërrojnë destinacion në vitin 2025

Sezoni i ri i futbollit 2024/25, që po kalon javët e para që ka filluar, për shumë futbollist mund të jetë edhe sezoni i tyre i fundit në klubet që ata aktualisht luajnë. Para tyre kanë si zgjidhje rinovimin e kontratës ose për të vazhduar aventurën diku tjetër.

Në mesin e këtyre futbollistëve, qarkullojnë edhe yje që ende nuk kanë marrë vendim për të ardhmen e tyre dhe ata janë:

  • Virgil Van Dijk (mbrojtës)- Njëri ndër mbrojtësit më të mirë aktualisht në botë, në fund të këtij sezoni do iu ndërpritet kontrata me Liverpool. Për 33 vjeçarin ka shfaqur interesim tani për tani Al Nassr dhe Bayern Munich.
  • Denzel Dumfries (mbrojtës)- Edhe pse Inter është i interesuar të vazhdoj kontratën me falë paraqitjeve të mira të tij, Dumfries, mund të ia thyejnë mendjen ofertat nga klubet e tjera. Thuhet se për të mund të shfaq interesim Manchester United, pasi që trajneri ten Hag po transferon yje nga Holanda dhe Dumfries mund të jetë synim i radhës i tij.
  • Alexander Arnold (mbrojtës/mesfushor)- Edhe pse në moshën 25 vjeçare, Arnold, mund të e vazhdoj karrierën e tij duke tjetër dhe për të më së shumti po interesohet deri më tani Real Madrid. Një fakt që Arnold mund të mos vazhdoj me Liverpool është kur ai bëri një reagim jo të mir, pasi trajneri e zëvendësoi atë në ndeshjen ndaj Brentfordit.
  • Alphonso Davies (mbrojtës)- I cilësuari si më i miri si mbrojtës i krahut të majtë, Davies nuk ka raporte aq të mira me klubin e Bayern Munich. Në mars, agjenti i tij i kishte vendosur “ultimatum” klubit bavarez për kushtet e reja që nuk ishin fer për lojtarin, gjë që nënkupton që ai mund të largohet. Edhe për Davies, sikurse për Arnold, ka shfaqur interesim klubi mbretëror i Madridit.
  • Joshua Kimmich (mbrojtës/mesfushor)- Ndonëse ka qenë lojtar shumë i rëndësishëm i Bayern Munich për vite, Kimich mund të mos vazhdoj më me këtë klub. Për këtë thuhet se Kompany mund të mos e ketë në planet e tij përshkak problemeve që Kimmich kishte pasur me trajnerin paraprak, Thomas Tuchel. Gjithsesi për të kanë shfaqur interesim shumë klube, duke nisur nga Arsenal, Liverpool, Manchester City, PSG, Barcelona, etj..
  • Kevin De Bruyne (mesfushor)- Mjeshtri i mesfushës, që ka fituar shumë tituj me Manchester City, mund të mos vazhdoj më me “citizens”. Si arsye e kësaj mendohet të jetë mosha e tij, që në verën e ardhshme do mbush 34 vite. Për të është folur se mund të kaloj në Arabinë Saudite, mirëpo që ende belgu nuk ka biseduar me klubin për kontratën e re.
  • Mohamed Salah (sulmues)- Salah është tjetër lojtarë që mund të mos jetë më në formacionin e ardhshëm tek Liverpool. Egjiptiani që ka shkëlqyer për gjithë këto vite që nga 2017, kur është ardhur, mund të mos vazhdoj me të “kuqtë” përshkak skadimit të kontratës në verën e 2025.
  • Son Heung-Min (sulmues)- Pas largimit të Kane në verën e 2023-së, Son me paraqitje të mira ka treguar se mund të jetë një lider shumë i mirë i klubit. Gjithsesi si pasojë edhe e moshës (32 vjeç), koreani nuk është se ka aftësitë e dikurshme dhe kjo mund të bëjë që të mos vazhdoj më me Tottenham. Interesim për të deri tani ka shfaqur klubi turk, Fenerbahce .

 

Në listën e lojtarëve që do iu përfundon kontrata në 2025, hyjnë edhe Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi. Ish rivalë në La Liga, që tani po shijon vitet e fundit të karrierës, ende nuk kanë marrë vendim të ri lidhur me të ardhmen e tyre.

Kthimi i portugezit në Sporting Lisbon dhe i argjentinasit në Newell’s Old Boys, klube këto në të cilat ata filluan karrierën e tyre, do ishte mjaftë interesante.

Të ngajshme

Zviceranët i shkaktojnë humbje të thellë Kosovës

KushtrimGuraj

Yamal do t’i mungojë Barçës ndaj Celtës

KushtrimGuraj

Kosova hyn për herë të parë në Top 100 kombëtaret më të mira në botë

KushtrimGuraj