Telenews

ENDE E PAQARTË SE KUR DO TË BËHET REGJISTRIMI I RI I POPULLSISË NË KOSOVË

Janë të dhëna që nuk u përditësuan që nga viti 2011.
Atë vit, në Kosovë, për herë të fundit u bë regjistrimi i popullsisë.
E përgatitjet për një proces të tillë, ka kohë që kanë filluar në Agjencinë e Statistikave të Kosovës.
Megjithatë nga ASK thonë se janë në pritje të ekzekutivit.  E regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, sipas Drejtori në këtë agjenci, Avni Kastrati, do të bëhet me ndryshe sesa në vitin 2011.
“Metoda do të jetë përmes tabletave, që posa të kryhet plotësimi menjëherë të ngarkohet në data bazë, jo si përpara që ka qenë më anë të letrës…personat monitorohen me GPS”, tha ai.
Ndërkohë nga Qeveria e Kosovës, nuk kanë kthyer një përgjigje gjatë se enjtes, se kur parashihet të bëhet regjistrimin i ardhshëm i popullsisë në Kosovë.
 

Të ngajshme

Shqiptarja kapet me 10 kilogramë kokainë në Itali

Miftar Zejnullahu

ZPS kërkon që Thaçit e Veselit t’u vazhdohet masa e paraburgimit

Miftar Zejnullahu

Vitia deklaroi se janë të brengosur me ikjen e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit

Miftar Zejnullahu