Telenews

Enver Hoxhaj: Asociacioni i Kurtit është përbindësh, është autonomi

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, në “Pressing” të T7, asociacionin e ka quajtur “përbindësh”.

“Kjo ideja e kushtëzimit gjerman dhe gjermanët folin në emër të tyre, por doja të ofroj një pamje se si duket në praktike politika e jashtme që bën qeveria Kurti. Përtej kësaj, kjo nuk është politikë e kushtëzimit që ne po interpretojmë në Kosovë, është zbatimi i marrëveshjes së Brukselit dhe të Ohrit, dhe qytetarët duhet ta kuptojnë drejtë Kurti ka pranuar një marrëveshje të Brukselit dhe Ohrit që prej pikës 1 deri në 6 flitet për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtarë, për sovranitetin e Kosobvës, për fuqizimin e sovranitetit të jashtëm të Kosovës dhe deputetët që kanë votuar në Asamblenë Parlamentare të KiE, edhe ata që kanë qenë më hezitues, iu është thënë se Serbia ka pranuar që Kosova të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare. Tash jemi duke folur për pjesën e fundit të kushtëzimit. Pjesa e fundit e kushtëzimit është ai neni 7 i famshëm i cili nuk është asociacioni i 2015, është përbindësh, është monstrum, është autonomi e plotë politike dhe territoriale”, u shpreh ai.

Hoxhaj tha se këto i ka thënë edhe më herët.

“Në këtë drejtim mendoj që dështimi në KiE do të ishte njëra nga dështimet më të mëdha që ka Qeveria Kurti”, tha Hoxhaj

source

Të ngajshme

Aksion i policisë, të arrestuar për mashtrim me prona të shtrenjta

Donat Hashani

Adem Grabovci do të kandidojë për deputet: Është koha që dielli të lindë përsëri!

Donat Hashani

Qeveria i përgjigjet Brukselit që kërkoi themelimin e Asociacionit në bazë të propozimit të tyre

Donat Hashani