Telenews

Enver Hoxhaj mban fjalim në Kongresin Amerikan, kërkon anëtarësimin e Kosovës në NATO

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka mbajtur një fjalim në Kongresin Amerikan në Washington D.C., ku ka kërkuar anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke theksuar rëndësinë strategjike të Ballkanit për sigurinë evropiane.

Përmes një postimi në Facebook, Hoxhaj ka ndarë fotografi nga atje ku edhe theksoi rëndësinë strategjike të Ballkanit për sigurinë evropiane.

“Në fjalën time në Capitol Hill kërkova që Kosova të anëtarësohet në NATO. Siguria e Ballkanit është sot çështje kyçe e sigurisë evropiane.”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv

Hoxhaj ka theksuar se stabiliteti i Ballkanit Perëndimor nuk është më vetëm një çështje rajonale, por një komponent thelbësor i arkitekturës së sigurisë në Evropë, veçanërisht në kontekstin e zhvillimeve të reja gjeopolitike.

 

Të ngajshme

E rëndë në Gjermani: Konduktori i trenit vritet nga pasagjeri që s’kishte biletë

Donat Hashani

Meta kërkon lirim nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Donat Hashani

Arrestohet hajni i kërkuar në Gjakovë

Valjeta Turkaj