“Gjendja ka qenë e jashtëzakonshme, dhe, nëse gjendja ka qenë e jashtëzakonshme, në mënyrë të jashtëzakonshme duhet ta mbështesin ndryshimin politik,” tha Hoxhaj, duke shtuar se fokusi nuk është ardhja në pushtet, por ruajtja e shtetit dhe demokracisë.
Ai theksoi se ndryshimi politik është i domosdoshëm për “ta ruajtur Kosovën ashtu siç është ndërtuar, mbi gjakun e dëshmorëve dhe mbi sakrificën shekullore të popullit.”
“Në 2025 ata e kanë parë se cfarë ka ndodhur në Kosovë. Gjendja ka qenë e jashtëzakonshme, dhe, nëse gjendja ka qenë e jashtëzakonshme, në mënyrë të jashtëzakonshme duhet ta mbështesin ndryshimin politik. Ne nuk jemi duke fol që të vijmë në pushtet, ta marrim pushtetin, ne jemi duke fol se si duhet ta bëjmë ndryshimin politik, që ta ruajmë këtë Kosovë, ashtu si e kemi ndërtu, mbi gjakun e dëshmorëve, mbi sakrificën e një populli për 100 vjet dhe ta kemi një shtet që udhëhiqet nga sovrani.“, ka thënë Hoxhaj, në Pressing.
Sipas tij, zgjedhjet e ardhshme nuk janë thjesht garë politike, por betejë për mbrojtjen e demokracisë në vend. “Këto zgjedhje kanë të bëjnë me atë se si ne ta mbrojmë demokracinë në Kosovë,” u shpreh Hoxhaj.

