Telenews

Epilogu i mbledhjes së gjatë të LDK’së, dorëheqja e Lumir Abdixhikut vendoset në Kuvendin e LDK’së

epilogu-i-mbledhjes-se-gjate-te-ldk’se,-doreheqja-e-lumir-abdixhikut-vendoset-ne-kuvendin-e-ldk’se

Epilogu i mbledhjes së gjatë të LDK’së, dorëheqja e Lumir Abdixhikut vendoset në Kuvendin e LDK’së

Janë bërë më shumë se 5 orë prej kur ka nisur mbledhja e parë e kryesisë së Lidhjes Demokratik të Kosovës, pas debaklit që kjo parti pësoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ky rezultat sot e bëri bashkë kryesinë e partisë për një takim “konsultative”, por u raportua se mund të diskutohet edhe fati politik i kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.

Burimet e Periskopit kanë bërë të ditur se kryesia e partisë ka vendosur se cështjen e dorëheqjes së kryetarit aktual të LDK’së, Lumir Abdixhikut, të vendoset në Kuvendin e partisë.

Para se të hyjnë në mbledhje, para mediave janë deklaruar një pjesë e anëtarëve të kryesisë, të cilët hezituan të jepnin detaje:

Sekretari i LDK-së, Imri Ahmeti tha se takimi i sotëm ka të bëjë me çështjet e brendshme të partisë.

Ai nuk dha qëndrim nëse e përkrah ose jo dorëheqjen e Abdixhikut.

“Ne kemi takim për çështjet tona të brendshme. Sa i përket dorëheqjes së Abdixhikut, kryesia është kompetente për këtë çështje, është kuvendi, këshilli i përgjithshëm..”, tha shkurt ai para mediave.

Në anën tjetër anëtari  i LDK-së, Anton Çuni u pyet nëse është për shkarkimin e Abdixhikut, Çuni tha: Të gjitha do t’i diskutojmë, çdo gjë do ta bëjmë publike pas takimi”.

Ndërsa Hykmete Bajrami theksoi se takimi është konsultativ.

“Është takim konsultativ. Fillon në ora 14:00. Aty do i shpreh qëndrimet e mia, më pas do i bëj publike”, tha shkurt Bajrami para gazetarëve.

Ndërkohë dje u raportua se në rast se largohet Abdixhiku, kandidatë potencial për të parin e LDK janë: Hykmete Bajrami, Lutfi Haziri, Abudllah Hoti dhe Arben Gashi

Të ngajshme

Sot fillon zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

KushtrimGuraj

Mungesa e barnave për pacientët në QKUK – Ministri Vitia: Të gjitha barnat që gjenden në stokun e SHSKUK-së tashmë janë publike

KushtrimGuraj

Sot temperatura deri 18°C

KushtrimGuraj