Telenews

Era Istrefi dhe Gjesti shihen së bashku në veturë, zbulohet se çfarë i bashkoi dy artistët në New York

Era Istrefi dhe Gjesti, dy prej emrave më të njohur të skenës muzikore shqiptare, janë parë së fundmi së bashku në New York, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Këngëtarja e hitit “BonBon” ka publikuar një video në Instagram ku shihet brenda një veture me artistin Gjesti, çka ka nxitur reagime dhe spekulime rreth një bashkëpunimi të mundshëm mes tyre.

Megjithatë, shpejt u zbulua që ata do të performojnë të premten në një klub në New York.

Foto: Era Istrefi / Instagram

Ky event, që pritet të mbahet të premten, do të mbledhë disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Përveç Erës dhe Gjesti-t, në skenë do të ngjiten edhe Lyrical Son dhe MC Kresha, dy prej figurave më të rëndësishme të hip-hopit shqiptar, të cilët do të sjellin atmosferën unike që i karakterizon.

Ndërsa nuk ka ndonjë bashkëpunim artistik të konfirmuar mes Erës dhe Gjesti-t, fakti që janë parë bashkë në New York dhe do të performojnë në të njëjtin event ka ngjallur kurreshtje te publiku dhe fansat e tyre. /Telegrafi/

Foto: Era Istrefi / Instagram

Të ngajshme

Nafta pëson rritjen më të madhe ditore që nga viti 2022, ndërsa tensionet Izrael-Iran përshkallëzohen

KushtrimGuraj

Blero dhe Teuta Krasniqi shihen bashkë pas një kohe të gjatë

KushtrimGuraj

Nesër në Drenas do të zbulohet shtatorja e heroit Asllan Fazliu

KushtrimGuraj