Këngëtarja kosovare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi, sapo ka lansuar dy projekte të reja muzikore që po shkaktojnë bujë tek fansat e saj.
Projekti i titulluar “Ama do love” x “Hajde” shoqërohet edhe me një videoklip zyrtar, duke ofruar jo vetëm muzikë ritmike, por edhe një vizual tërheqës.
Si gjithmonë, Era ka tërhequr vëmendjen me stilin e saj unik, duke u shfaqur e kuruar deri në detajin më të vogël. Energjia dhe prezenca e saj në klip bëjnë që këngët të dëgjohen dhe ndiqen me emocion nga adhuruesit e muzikës.
– YouTube youtu.be
Hitet e reja janë tashmë të disponueshme për dëgjim online, duke premtuar të mbushin playlist-at e fansave me ritëm dhe atmosferë pozitive.
Për të dëgjuar “Ama do love” x “Hajde”, klikoni linkun më poshtë dhe zhytuni në tingujt e reja të Erës.