Emisioni “Era verë” rikthehet në T7 me sezonin e ri nga kjo e premte.
Risia e këtij formati televiziv tejet i suksesshëm në dy vjetët e kaluar, do të jetë Alba Vukaj, e cila do të jetë në rolin e prezantueses. Ajo vjen për herë të parë në këtë rol pasi mori pjesë në “Big Brother VIP Kosova” ku u cilësua si një nga vajzat më të bukura të edicionit të dytë dhe u bë tejet virale duke tërhequr shumë vëmendje.
Nga ana tjetër, edhe ky sezon i “Era verë” vjen i mbushur me shumëçka, duke nisur nga intervistat interesante në studio, shumë rubrika përmes së cilave do të promovohen bukuritë e Kosovës, materiale me personazhe virale të rrjeteve sociale, lidhje të drejtpërdrejta nga të gjitha qytetet e Kosovës e duke mos harruar mërgimtarët që zënë një vend të rëndësishëm.

