Telenews

Erdogan dhe Putin flasin në telefon, kjo ishte tema e diskutimit

Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës Turke njoftoi se në bisedë dy liderët diskutuan për rrjedhën e përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit dhe Palestinës, si dhe krizën humanitare të përjetuar në rajon.

Presidenti Erdoğan në bisedë ka theksuar se brutaliteti ndaj territoreve palestineze është thelluar gjithnjë e më shumë dhe se vdekjet e civilëve janë rritur çdo minutë që kalon. Ai është shprehur se edhe heshtja e vendeve Perëndimore e ka çuar krizën humanitare në Gaza në dimensione që nuk mund të parandalohen.

Ndër të tjera, Erdoğan ka theksuar se Türkiye do të vazhdojë të tregojë çdo përpjekje për sigurimin e qetësisë në rajon. /Telenews.al/

Të ngajshme

Lëkundje të forta në Itali, mbyllen shkollat në Catania – mbi 600 raportime për dëme

Valjeta Turkaj

NATO: Dënojmë shënjestrimin e Turqisë nga Irani

Valjeta Turkaj

Funerali shtetëror për Khamenein shtyhet

Valjeta Turkaj