Telenews

Erdogan i bën akuzë të rëndë Izraelit

Izraeli duhet të dalë menjëherë nga gjendja e çmendurisë në të cilën është futur dhe të ndalojë sulmet në Gaza.

Ka qenë ky mesazhi i radhës nga presidenti turk, Recep Tyyip Erdogan, i cili në paraprirje të një tubimi masiv pro-palestinez në Stamboll, ka bërë thirrjen e radhës për armëpushim.

Përmes platformës sociale X, njohur më parë si Twitter, Erdogan shkruan se bombardimet veçse në rritje në Gaza, të cilat u përshkallëzuan edhe më tej natën e shkuar, kanë pasur në shënjestër sërish gra, fëmijë dhe civilë të pafajshëm.

Kjo gjë, sipas tij, e ka thelluar edhe më tej krizën humanitare në Lindjen e Mesme.

“Sot, i ftoj të gjithë vëllezërit e mi në Mitingun e Madh të Palestinës, në Aeroportin Ataturk të Stambollit, ku do t’i bëjmë këto thirrje më të forta dhe do të bërtasim se qëndrojmë me popullin palestinez kundër shtypjes izraelite”, përforcoi ai, duke apeluar sërish për ndalim të sulmeve. /Telenews.al/

Të ngajshme

Aksident i rëndë në fshatin Gllarevë të komunës së Klinës

KushtrimGuraj

Hoti: Qeverisja Kurti më kaotike se kurrë – shkelje kushtetuese, ministra jokompetentë dhe degradim në çdo sektor

KushtrimGuraj

Raportohet se plani i paqes parasheh anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027

KushtrimGuraj