Telenews

Erdogan shfaqet duke luajtur basketboll me deputetët e partisë së tij

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duke  luajtur basketboll me anëtarët e parlamentit dhe kolegët e tjerë në pallatin presidencial të Turqisë që ndodhet në lagjen Bestepe të Ankarasë.

Mustafa Varank, një ligjvënës i AKP-së, ndau me ndjekësit e tij në rrjetet sociale videon e presidentit turk duke luajtur basketboll në ditën e tretë të festës së madhe për besimtarët myslimanë, atë të Kurban Bajramit.

“Është e vërtetë që ndonjëherë largohem nga loja dhe bëj video”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në rrjetet sociale kur ka shpërndarë videon ku shihet Erdogan duke luajtur basketboll me kolegët e tij.

Videoja mund të hedhë poshtë edhe zërat, sipas të cilëve, presidenti turk ka probleme me shëndetin.

Të ngajshme

Arabia Saudite përballet me vapën përvëluese, Riadi merr masa për Haxh

Donat Hashani

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë në vitin 2027

Valjeta Turkaj

Fakulteti i Bujqësisë në Itali përfshihet nga flakët– studentët largohen me urgjencë

Valjeta Turkaj