Telenews

Erdogan: Ukraina dhe Rusia po pajtohen në katër pika ta marrëveshjes

Duke folur për gazetarë gjatë kthimit nga Samiti i NATO-, Erdogan gjithashtu tha se ai do të flas me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky të premten dhe me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin gjatë vikendit ose në ditët e para të javës së ardhshme.
“Janë gjashtë pika të negociatave në mes Rusisë dhe Ukrainës, duket se ka pajtueshmëri në katër prej tyre”, tha Erdogan.
“Së pari, NATO ishte qështje komplekse, por më vonë Zelensky filloi të shprehet se ai mund të tërhiqet nga anëtarsimi në NATO. Qështje tjetër është pranimi i gjuhës ruse si gjuhë zyrtare. Zelensky gjithashtu e pranoi këtë. Rusishtja është gjuhë e folur pothuajse çdokund në Ukrainë. Nuk ka problem as për këtë pikë”, tha Erdogan.

Të ngajshme

Macron: Trump synon hapur ta dobësojë dhe nënshtrojë Evropën

Donat Hashani

Policia italiane godet organizatën e trafikut ndërkombëtar të drogës, ndalohen 8 shqiptarë

Valjeta Turkaj

Nga Tirana në Uashington: Rama i përgjigjet ftesës së Trump për Bordin e Paqes

Valjeta Turkaj