Telenews

Ergi Dini kujtohet në 6 vjetorin e vdekjes

ergi-dini-kujtohet-ne-6-vjetorin-e-vdekjes

Ergi Dini është kujtuar në 6 vjetorin e vdekjes.

Atë e kujtoi sot si çdo vit tjetër, motra e tij Barbana përmes një postimi rrëqethës.

“Nëse do më pyesnin cila është dita më e keqe e jetës time, do thoja është pikërisht kjo datë! Dita kur ti ike nga kjo jetë, padrejtësisht! Kanë kaluar 6 vite, kur e mendoj më duket si dje sepse dhimbja është çdo ditë e njëjtë, aty dhe vetëm shtohet! Nga ana tjetër kanë kaluar 6 vite dhe më duken sikur kam 600 vite mbi supe. Dhimbje, mall dhe boshllëk pafund! Ikja jote është ajo gjë për të cilën nuk gjeta, as nuk do gjej dot kurrë ngushëllim dhe kjo ma bën shpirtin copash çdo ditë! Sa gjëra do doja të ndaja me ty. Nuk kam fjalë, nuk di ta përshkruaj çfarë ndjej, vetëm di që është gjëja më e vështirë që njeriu mund të provojë. Pusho në paqe ëngjëlli im, brenga ime më e madhe! Je aty në çdo mendim timin çdo mëngjes kur zgjohem dhe çdo mbrëmje kur shtrihem të fle”, ka shkruar Barbana.

Artisti vdiq 6 vjet më parë në moshën 22 vjeçare pas një aksidenti fatal me motoçikletë./Prive.al/

Të ngajshme

Loredana hap zemrën, tregon periudhën si e përjetoj ndarjen me Mozzik-un

Erzana Fazliu

Kush ja theu zemrën Olsa Muhameti pas 10 vitesh lidhje?

Erzana Fazliu

Surprizë! Fejohet këngëtarja e njohur shqiptare

KushtrimGuraj