Një koncept i ri për transformimin e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë është prezantuar nga ERKER Studio, duke sjellë një qasje moderne që synon të ndryshojë jo vetëm stadiumin, por edhe hapësirën urbane përreth.
Projekti parasheh ndërhyrje të mëdha në strukturën ekzistuese, të ndara në tri faza kryesore:
zgjerimin e tribunës lindore,
ndërtimin e tribunës së re jugore,
si dhe ndërtimin e tribunës së re veriore.
Përveç aspektit sportiv, ideja shkon përtej futbollit. Në kuadër të projektit janë paraparë edhe një muze i futbollit dhe një shkollë arti, me synim që zona të jetë funksionale gjatë gjithë vitit dhe të krijojë një lidhje më të fortë mes sportit dhe kulturës.
Sipas autorëve, dizajni bazohet në thjeshtësi, identitet dhe funksionalitet, duke synuar një stadium modern që ruan trashëgiminë dhe kontekstin ekzistues.
Ky projekt synon ta kthejë “Fadil Vokrrin” në një pikë të re urbane për Prishtinën, përtej rolit të tij si stadium.








