Telenews

Escobar: “Ballkani i Hapur” iniciativë e shkëlqyeshme, të mbetet projekt ekonomik, jo politik

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se mbështesin të gjitha iniciativat për afrim ekonomik në Ballkanin Perëndimor.
Ai duke folur para pjesëmarrëse të “Ballkanit të Hapur” që po mbahet në Ohër te Maqedonisë së Veriut, ka thënë se kjo iniciativë duhet të jetë e hapur për të gjitha shtetet e rajonit.
“Secila iniciativë duhet t’i përfshijë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor në nivel të njëjtë. “Ballkani i Hapur” është iniciativë e shkëlqyeshme, që vjen në një kohë shumë të rëndësishme për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor”, është shprehur Escobar, njofton KlanKosova.tv.
“Përkrahim liderët e kësaj iniciative që të bashkëpunojnë me në tregun e përbashkët. Ju mbështesim  që kjo iniciativë të jetë ekonomike. Nuk është projekt politikë, me rëndësi që është të ngelet projekt ekonomik”.
Escobar ka theksuar se mbështesin të gjitha iniciativat rajonale ekonomike, jo vetëm “Ballkanin e Hapur”.

Të ngajshme

SHBA-ja përmend qymyrin dhe gazifikimin në Kosovë, në raportin e fundit të DASH-it

Blearta

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën perëndimore të Iranit

Valjeta Turkaj

Hamza: Çmimet si në Evropë, por jo edhe pagat dhe pensionet

Valjeta Turkaj