Telenews

Escobar dhe Lajçak shkojnë në veri në fund të vizitës në Kosovë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të shkojnë në veri të Mitrovicës në fund të vizitës në Kosovë.

Ata pritet të takohen me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Escobar dhe Lajçak gjatë ditës së djeshme janë takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Emisari evropian pasditen e djeshme ka takuar bashkërisht edhe liderët e partive opozitare në vend, derisa një gjë të tillë e kishte bërë një ditë më herët edhe i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Ndërmjetësuesi i dialogut nga Bashkimi Europian, Miroslav Lajçak, ka treguar detaje nga këto takime në Kosovë përmes cicërimave në Twitter.

Ai tha se me Escobar dhe Osmanin kanë diskutuar për rëndësinë e shmangies së tensioneve të mundshme në veri të Mitrovicës, derisa me shefin e qeverisë kosovare përpos kësaj teme kanë folur për takimin e javës së kaluar në Bruksel.

Lajçak dha pak detaje edhe nga takimi me opozitarët kosovarë dukë thënë se “mirëpret mirëkuptimin dhe mbështetjen e tyre për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve i cili është interes kombëtar për Kosovën”.

Nuk dihet nëse sot, në fund të vizitës në vendin tonë, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak do t’i adresohen mediave kosovare.

Të ngajshme

Çfarë dihet deri më tani për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre kosovarë?

Valjeta Turkaj

Rasti “Banjska”/ Nën masa të rrepta sigurie të akuzuarit dalin para drejtësisë

Valjeta Turkaj

Zbatimi i ligjit, mbi 100 shtetas të huaj regjistrojnë adresat e qëndrimit në Kosovë

Valjeta Turkaj