Telenews

Escobar dhe Lajçak takohen me opozitën në orën 16:00

Emisari i BE-së për ialog, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të takohen me opozitën në orën 16:00.

Para këtij takimi, ata do të takohen me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit, takimi mes tyre nis në orën 14:00,.

Kjo vizitë vjen pas rritjes së tensioneve mes Kosovës e Serbisë për shkak të reciprocitetit me dokumente e targat e makinave që duhet të konvertohen nga ato që i lëshon Beogradi KM,PR e të tjera te ato që jepen nga institucionet kosovare RKS.

Më 18 gusht kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, biseduan për orë të tëra në Bruksel me ndërmjetësim të BE-së por asnjë marrëveshje nuk u arrit.

Të ngajshme

Shehu: Investimet strategjike në Kosovë e Shqipëri mund të tejkalojnë 10 miliardë dollarë

Yllka Gashi

Në sheshin e Podujevës vendosën flamujt e UÇK-së një ditë para protestës për Çlirimtarët

Yllka Gashi

LKE fton bashkatdhetarët t’i bashkohen protestave nëpër Evropë më 26 dhe 27 shtator: Jo në emrin tim

Yllka Gashi