Telenews

Escobar: Kurti refuzoi propozimet për dinarin

 

 

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për adresimin e shqetësimeve të Perëndimit që kanë të bëjnë me ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Kështu ka deklaruar Escobar në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, duke njoftuar se ky është zhvillimi i fundit pas takimit të mbrëmshëm.

“Unë i kërkova kryeministrit ta suspendojë vendimin përderisa ne, bashkë me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeverinë e Kosovës, punojmë për një zgjidhje më afatgjate që u përshtatet nevojave tuaja, pra transfereve elektronike në euro përmes sistemit të Kosovës. Por, tani, ne duhet të bëjmë diçka urgjente. Fatkeqësisht, nuk pata sukses për ta bindur atë për këtë”, ka deklaruar Escobar.

Të ngajshme

Kosova mbushet me vetura të përdorura, mijëra të tilla u importuan në vitin 2025

Blearta

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohet një person

Valjeta Turkaj

Nesër varroset 37-vjeçari që u vra dje në Gjakovë

Valjeta Turkaj