Telenews

Escobar takon sot Vuçiqin në Beograd

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do të takohet në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi mes Vuçiqit dhe Escobarit është planifikuar për në orën 9:30 në ndërtesën e Sekretariatit të Përgjithshëm të Presidentit të Republikës, pas së cilës do të dërgohet një njoftim për mediat”, shkruan Tanjug.

Kujtojmë se të mërkuren Gabriel Escobar ka zhvilluar vizitë edhe në Prishtinë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe me kryeministrin Albin Kurti.

Në këto dy takime të ndara, Escobar e ka konfirmuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për aspiratat euroatlantike të Kosovës.

Të ngajshme

Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten deri në 90 euro, për lehona deri në 500 euro

Valjeta Turkaj

Nis hetimi për incidentin në minierën e “Trepçës”, 18 minatorë mbetën të ngujuar për mbi 12 orë

Valjeta Turkaj

Nura: Lushtaku do t’i përgjigjet prokurorisë sapo ë ketë ftesë zyrtare

Valjeta Turkaj