Telenews

Escobar: T’i kthesh shpinën marrëveshjes do të thotë t’i kthesh shpinën Evropës, me të gjitha pasojat

I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë takimit që kishte me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ia ka bërë të qartë se t’i kthesh shpinën marrëveshjes do të thotë t’i kthesh shpinën Evropës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Emisari amerikan tha se kjo nënkupton me të gjitha pasojat, në aspektin e dështimit të integrimit të mëtejshëm dhe bashkëpunimit më të ngushtë me Evropën, që siç theksoi ai, është një pasojë e rëndë në vetvete.

“Para së gjithash, duhet të qetësojmë menjëherë tensionet, që do të thotë se shpresojmë që kryetarët e komunave të mos tentojnë t’i shfrytëzojnë ato objekte komunale dhe që policia e Kosovës të tërhiqet nga objektet, por edhe demonstruesit serbë të largohen nga ato lokacione. Dhe nëse ka zgjedhje të reja dhe kur ka zgjedhje të reja, serbët duhet të marrin pjesë në to pa asnjë parakusht”, tha Escobar.

Ai ka theksuar se presidenti Vuçiq ka thënë se do të bëjë gjithçka që ta shfrytëzojë ndikimin e tij që serbët të marrin pjesë sërish në zgjedhjet në komunat veriore.

“Presidenti (Serbia Aleksandar) Vuçiq tha se do të përdorë ndikimin e tij për të bindur serbët të shkojnë në zgjedhje”, tha Escobar shkurt në një konferencë për shtyp.

Të ngajshme

Murati tregon se si do të funksionojë skema e re e asistencës sociale në Kosovë

Donat Hashani

​Qentë endacakë në Prishtinë, një krizë e pazgjidhur nga Komuna e Prishtinë

Donat Hashani

Siguria në Kosovë, ambasadori Hovenier viziton kampin e KFOR-it

Donat Hashani