Telenews

“Është dashur të jem në finale”, Gresa Gashi thotë se u largua padrejtësisht nga Big Brother

“eshte-dashur-te-jem-ne-finale”,-gresa-gashi-thote-se-u-largua-padrejtesisht-nga-big-brother

“Është dashur të jem në finale”, Gresa Gashi thotë se u largua padrejtësisht nga Big Brother

Gresa Gashi, ish-banore e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, ishte së fundmi e ftuar në emisionin “The Elite Way”, ku u përball me një intervistë të sinqertë me moderatoren Elita Rudi.

Një nga pyetjet kryesore që iu drejtua Gresës kishte të bënte me përjetimet e saj pas largimit nga gara, konkretisht nëse ishte ndjerë e dëshpëruar që nuk arriti të hynte në finalen e madhe.

Pa u fshehur pas përgjigjeve diplomatike, Gresa pranoi me sinqeritet: “Po, jam dëshpëruar”.

Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, ajo e shtjelloi më tej ndjesinë e saj duke thënë se në fund të fundit, gjithçka ka dalë në të mirën e saj.

Ajo vlerësoi faktin që largimi i saj nga formati, i cilësuar si i padrejtë, kishte sjellë një reagim të madh nga publiku.

“Nuk kam dashur të cilësohem si viktimë, por në atë rast dola”, u shpreh Gresa.

Aktorja nga Prishtina theksoi gjithashtu se, sipas saj, meritonte të ishte pjesë e finales, dhe kjo nuk ishte vetëm një ndjesi personale, por një bindje që e kishte ndërtuar mbi rrugëtimin e saj në spektakël dhe mbështetjen që kishte ndjerë nga publiku.

E pyetur nëse do të zëvendësonte ndonjë finalist për të marrë vetë atë vend, ajo u shpreh qartë: “Nuk do e hiqja askënd”.

Të ngajshme

Enca shfaqet nga pishina, ekspozon ‘asetet’ bombastike

Donat Hashani

U kritikua për performancat gjatë turneut, Justin Timberlake zbulon diagnozën e sëmundjes

Valjeta Turkaj

Jonida Maliqi shkëlqen në det të hapur, ndërsa vë në pah linjat e theksuara të trupit

Valjeta Turkaj