Telenews

“Është e çuditshme se si e lejuan largimin e kryefamiljarit me fëmijët, ndërkaq e privuan gruan”,

Avokati Arber Jashari thekson se vrasja e gruas mbrëmë në Prishtinë, Liridona Murseli, më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar sesa të grabitjes.

Sipas tij, grabitësit nuk grabisin vetura e telefona, por cak i tyre janë bankat, veturat që bartin para etj.

Ai ka uruar që ky rast të zbardhet shpejtë.

“Grabitsi nuk ka qellim vrasjen. Ai qellim primar e ka  të ushtroj frikë në mënyrë qe ta marr plaçken. Grabitësi vret veq kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit. Është pak e besueshme qe grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua”, shkruan avokati Jashari.

Reagimi i tij i plotë:

Pse akti i mbrëmshëm kriminal në Prishtinë, më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar se sa grabitje?

Grabitesi nuk grabitë vetura private, sepse ai nuk rrezikon për pak. Grabitësit zakonisht kanë target bankat, veturat që bartin para, bizneset qe kanë shumë qarkullim(marketet, pikat e karburanit etj.), vëndet që kanë gjera me vlerë (ari psh.)

Grabitësi e di, qe sot njerzit nuk mbajnë shumë para me vete, e as shumë stoli ose gjëra tjera të çmuara. Është zor e besueshme qe grabitësit marrin telefona.

Grabitsi nuk ka qellim vrasjen. Ai qellim primar e ka  të ushtroj frikë në mënyrë qe ta marr plaçken. Grabitësi vret veq kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit.

Është pak e besueshme qe grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua.

Uroj qe ky rast te zbardhet shpejtë.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani