Telenews

Eskalon krejt Grenell, e quan “fashist” Kurtin – grindet me gjermanët pse po e përkrahin

Ish-emisari i Amerikës për dialogun, Richard Grenell ka filluar grindjet edhe me gjermanët për ta kundërshtuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Grenell ka thënë se gjermanët janë në anën e gabuar të historisë duke përkrahur Kurtin, të cilin ai nuk ka hezituar ta quaj “fashist”.

Madje ka thënë se gjermanët nuk ishin në gjendje të “përqafonin” zgjedhjet që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ai i Serbisë Vuçiq kishin rënë dakord.

Postimi i plotë i Grenellit:

Albin Kurti ka hedhur poshtë çdo ide që ka hedhur Perëndimi.

Mjerisht, qeveria gjermane dështoi të përqafonte zgjidhjet që Thaçi dhe Vuçiç ranë dakord të parashtronin së bashku.

Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë: duke përqafuar fashistin Kurtin.

Çdo vend në mbarë botën e dënoi Kurtin për ndezjen e dhunës – përveç Gjermanisë.

Republikanët dhe demokratët rrallë bien dakord…por ata pajtohen se problemi është Kurti. /Lajmi.net/

Të ngajshme

Vetëvendosje propozon Glauk Konjufcën për president

Rrezarta Ramaj

Oferta që nuk duhet humbur: 8 Marsi i dedikuar të gjitha grave në FAFA Resort & SPA

Valjeta Turkaj

Lëkundje të forta në Itali, mbyllen shkollat në Catania – mbi 600 raportime për dëme

Valjeta Turkaj