Telenews

Eskalon përplasja, presidenti i Panamasë e akuzon ShBA-në për përhapje të “rrenave”

eskalon-perplasja,-presidenti-i-panamase-e-akuzon-shba-ne-per-perhapje-te-“rrenave”

Presidenti i Panamasë, Jose Raul Mulino, i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për përhapje të “rrenave dhe të pavërtetave”, pasi Departamenti i Shtetit i ShBA-së pretendoi se anijeve qeveritare amerikane nuk do t’u kërkohet më që të paguajnë një taksë për të kaluar nëpër Kanalin e Panamasë.

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, tashmë e ka tërhequr pretendimin e departamentit të tij, por e ka quajtur “absurde” taksën ndaj anijeve amerikane për shkak të një traktati me të cilin ShBA-ja është e detyruar që ta mbrojë kanalin, nëse ai sulmohet, raporton televizioni BBC.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në mënyrë të përsëritur e ka shprehur dëshirën e tij që ShBA-ja ta rimarrë nën kontroll rrugën e rëndësishme detare që nga rikthimi në pushtet dhe nuk e ka përjashtuar mundësinë që këtë ta bëjë me forcë. Ai pritet të bisedojë me homologun Mulino të premten.

Kanali i Panamasë është 82 kilometra i gjatë dhe e lidh Oqeanin Atlantik me Oqeanin Paqësor, duke kaluar mes dy pjesëve të territorit të Panamasë.

Të gjitha anijeve u kërkohet që të paguajnë një taksë, sipas madhësisë dhe llojit të tyre, për të kaluar nëpër këtë kanal, por anijet e ShBA-së gëzojnë prioritet për kalim, transmeton nacionale.

Në një shkrim të publikuar në rrjetin X të mërkurën, Departamenti i Shtetit tha: “Anijet qeveritare të ShBA-së tani mund të kalojnë transit nëpër Kanalin e Panamasë pa taksa, duke i kursyer Qeverisë së ShBA-së miliona dollarë në vit.”

Presidenti Mulino reagoi ndaj kësaj deklarate duke thënë se ai e kundërshton “këtë metodë të menaxhimit të marrëdhënieve dypalëshe mbi bazën e rrenave dhe të pavërtetave”.

Ai tha se ka kërkuar nga ambasadori i Panamasë në Uashington që të bëjë “hapa të vendosur” për ta kundërshtuar pretendimin, duke e cilësuar atë “thjesht dhe qartas të patolerueshëm”.

Presidenti i Panamasë shtoi se anijet qeveritare të ShBA-së, përfshirë anijet e forcave detare, paguan “6 – 7 milionë dollarë në vit” për të drejtën e kalimit.

“Nuk është sikur taksa e kanalit po e thyen ekonominë e Shteteve të Bashkuara” – deklaroi ai.

Të ngajshme

Aktakuza për dëm 37 milionë euro, Nagip Krasniqi del para gjykatës

KushtrimGuraj

Zbulohet kush është personi që u arratis pasi sulmoi rojën e pyllit në Gjakovë

KushtrimGuraj

Polemika pas vizitës në xhami: Kritika për shkeljen e rregullave fetare

KushtrimGuraj