Secili nga ne kemi njohuri për sfidat, kërcenimet, paragjykimet e gjëra të tjera negative, që bëhen ndaj gazetarëve, e sidomos ndaj gjinisë femërore. Për këtë arsyje në këtë fundvit, kemi zgjedhur një personazh mjaft të dashur, madje shumë e arritur në profesionin që e ushtron.
Gazetarja, njëherazit edhe redaktore e moderatore në Klan Maqedonia, Xhumadije Ibrahimi iu përgjigj pytjeve të Telenews në një intervistë ekskluzive.
1) Duke marrë parasysh, punën e gazetarëve në tëren, sfidave, kërcenimeve që herë pas here ju bëhen gazetarëve, sa është e vështirë si vajzë/grua, t’ja dalësh në fushën e gazetaris?
Jetojmë në një shoqëri konzervative, në kohë kur mbretërojnë paragjykime nga më të ndryshme. Gjatë përvojës si gazetare nuk mund të them se kam qenë e privuar të mos jem pre e këtyre paragjykimeve. Ne gazetaret, këtë punë duhet ta kuptojmë jo vetëm si profesion, por edhe si mision. Mision të shenjtë për të dëshmuar se edhe gratë mund të jenë gazetare të mira, redaktore, udhëheqëse emisionesh, njëjtë sikurse burrat. Nëse e bën një punë me vullnet dhe dëshirë asgjë nuk është e vështirë. Unë e dua punën që bëj dhe ndjehem e plotësuar. Nuk shoh dhe nuk jam ballafaquar asnjëherë më pengesa. Përkundrazi, ndoshta kam hasur në respekt dhe mirëkuptim në të shumtën e rasteve.
2) Kemi përmendur disa prej sfidave të gazetarëve, juve personalisht, a ju ka ndodhur në gjithë këto vite në media, të jeni kërcenuar ndonjëherë?
Padyshim se gazetari përballet me sfida të ndryshme, dhe nuk është aspak e lehtë të luftosh me tërë fuqinë që ke si gazetar për tu përballur me realitetin i cili mund të ishe i papërshtatshëm për dikend, dhe kjo ndoshta nga njëherë bëhet e tepruar nga pala e prekur. Janë munduar që te bejne veprime të tilla por duke parë që janë në anën e gabuar janë dorëzuar përballë realitetit.
3) Kam hulumtuar për punën tuaj, ju para se të ishit moderatore, jeni edhe redaktore e lajmeve, jeni marrë me gazetarinë e terenit, pytja ime për ju është, ku e gjeni veten më shumë, në teren apo në studio?
Personalisht mendoj se nëse një gazetare nuk e ka “shijuar” terrenin, nuk mund të bëhet redaktore e mirë e aq më pak moderatore e mirë e emisioneve. Terreni është diçka që e përjeton nga afër, e përjeton ngjarjen së bashku me lajmin, je pjesë e tij dhe sigurisht që nuk zëvendësohet me asgjë. Thjesht je e lidhur drejtpërdrejt me realitetin. I shikon gjërat nga afër ashtu siç janë, ke kontakte të drejtëpërdrejta me njerëz, njeh njerëz të ri, krijon kontakte të reja. Forcohen më shumë raportet me gazetarët. Terreni të formëson si gazetare dhe të jep orientimin, të ndihmon edhe në punën e redaktores, më mirë i kupton gazetarët, din çfarë kërkon nga ata, bën konceptin e një ditari. Në këtë kohë kur jemi të “bombarduar” me dezinformata dhe lajme të rrejshme, besoj se puna e Redaktores merr një dimension krejtësisht tjetër, që përveç përgjegjësisë ngërthen në vete edhe verifikimin e fakteve, që duke ditur transparencën e shumë institucioneve, nuk është edhe punë gjithaq e lehtë për t`ia servuar opinionit informacionin me të gjitha elementet në atë që quhet informim i drejtë dhe objektiv. Një përgjegjësi edhe më e madhe është edhe vet emisioni Klan Debat. Emisioni nuk kërkon vetëm moderimin por një angazhim i tërë javor para se të bëhet moderimi. Tema që duhet trajtohet, të ftuarit adekuat, përgatitja profesionale e të ngjashme. Por, para së gjithash, mendoj se duhet të vehesh në rolin e një qytetari të rëndomtë, t`i kuptosh shqetësimet e tij, lutjet e tij, dëshirat e tij, në mënyrë që një funksionar i caktuar publik, përmes teje, të sheh qytetarin, votuesin e tij, premtimet që i ka dhënë dhe nëse i ka realizuar. I tillë do të jetë Klan Debati edhe në të ardhmen. I pakompromis në “betejën” për të zbardhur shumë të vërteta dhe për t`i bërë të kapshme premtimet e atyre që vijnë në pushtet dhe shijojnë benefitet e pushtetit lokal apo qendror. Mbase për këtë shkak, pa modesti e them, se Klan Debati është bërë ndër emisionet më të ndjekur në vend.
4)Jeni aktualisht duke punuar në Klan Maqedonia dhe korespodente në Tv Klan të Shqipërisë. A keni vërejtuar ndonjë ndryshim, në mes mediumeve në Maqedoni dhe Shqipëri?
Mediat kanë evoluar aq shumë sa tani më dallimi nuk është edhe aq i madh. Tregu mediatik në Shqipëri po zhvillohet me një shpejtësi të paparë dhe gjithçka është transferuar drejt risive. Performansat televizive atje janë të pakrahasueshme duke u nisur nga spektaklet e shoë bizit e deri tek debatet politike. Atje shohim një konkurrencë të fortë mediatike, luftë për të qenë i pari dhe më i miri. Pronarët e mediave në Shqipëri vazhdimisht kanë investuar dhe investojnë në risi, teknikë të përsosur televizive, studio grandioze, gjithnjë për të joshur audiencën e cila, duhet pranuar, din të jetë mjaft kritike ndaj ofertës televizive. Mendoj se tek rubrika e lajmeve nuk vërrehet dallimi. Tek ne ndoshta dhe jemi më të mire, por në përgjithësi, mediat në Shqipëri kanë ecur shumë përpara në aspektin professional dhe ndoshta janë të parët në rajon, sa u përket spektakleve, shoë bizit dhe emisioneve debative. Mediat kanë evoluar aq shumë sa tani më dallimi nuk është edhe aq i madh. Tregu mediatik në Shqipëri po zhvillohet me një shpejtësi të paparë dhe gjithçka është transferuar drejt risive. Performansat televizive atje janë të pakrahasueshme duke u nisur nga spektaklet e shoë bizit e deri tek debatet politike. Atje shohim një konkurrencë të fortë mediatike, luftë për të qenë i pari dhe më i miri. Pronarët e mediave në Shqipëri vazhdimisht kanë investuar dhe investojnë në risi, teknikë të përsosur televizive, studio grandioze, gjithnjë për të joshur audiencën e cila, duhet pranuar, din të jetë mjaft kritike ndaj ofertës televizive. Mendoj se tek rubrika e lajmeve nuk vërrehet dallimi. Tek ne ndoshta dhe jemi më të mire, por në përgjithësi, mediat në Shqipëri kanë ecur shumë përpara në aspektin professional dhe ndoshta janë të parët në rajon, sa u përket spektakleve, shoë bizit dhe emisioneve debative.
5) Nga shtatori, jeni duke e udhëhequr sezonine ri të emisionit Klan Debat, si është duke u pritur tek njerëzit, emisioni juaj?
Po e theme me modesti Emisioni Klan Debat i ka tejkaluar pritshmërite e mia. Momentin që mu dorëzua ky emision aq më pesh për TV dhe me shumë pritshmëri për publikun sigurisht se ishte një bar shumë e madhe për mua dhe një përgjegjësi edhe me shume. Duke marr fitbek pozitiv nga opinionin besoj se është pritur mirë, sigurisht edhe për shumë vend për përmirësime. Besoj se me një angazhim edhe me shume do arrijmë aty ku edhe synojmë.
6) Klan Debat, është emision politik, duke përcjellur politikën, si e sheh politikën në Maqedonin e Veriut, Xhumadija?
Politika në Maqedoninë e Veriut viteve të fundit është përballur me shumë sfida dhe vendime shumë të rëndësishme që është dashur të merren në periudha kritike por vendimtare për vendin, e në këto raste është hasur në një guxim të pa pare nga politikanët në RMV të cilët sot merren shembuj nga diplomacia ndërkombëtare. Për momentin politika gjendet përballë një sfidë shumë të rëndësishme siç është procesi i negociatave drejtë BE ku Maqedonia e Veriut ndodhet ne procesin e skinningut, e me pas vijon faza me e rendeshime Hapja e Kushtetutës që parasheh përfshirjene bullgarëve në Kushtetutë që kundërshtohet nga opozita maqedonase pa mbështetjen e të njëjtës vështirë se do kaloj ky proces vendimtar për vendin. Politika të jetë shumë e kujdesshme në këto raste, të veproj me pjekuri e jo me emocione pasi këtu do të mvaret se në çfarë kahje do e drejtoj vendin. Në përgjithësi me keqardhje po e thënë lufta për pushtet po i ngulfat partitë politike dhe të ardhmërinë e vendit. E këtë luftë për pushtet, ku më shumë punohet për pozicione se sa për interesat e atyre që i votuan, me shumë janë duke e pësuar këto të fundit pra qytetarët dhe rinia të cilët çdo ditë e më shumë janë duke e braktisur vendin.
7) Cili nga personazhet që keni pasur të ftuar në emision mendoni që ka qenë më i vështiri për t’u intervistuar?
Nuk mund të bëj përjashtime çdo kush ka rëndësinë dhe peshën e vet. Mundohem të jem sa më kujdesshme dhe profesioniste për të mos hasur në vështirësi. Secili politikane apo i ftuar ka principet e veta e në si gazetare duhet bërë përpjekje për të nxjerrë më të mirën nga bashkëbiseduesit.
8) Në qoftëse, nuk do ishit pjesë e mediave, ku do e kishim parë Xhumadijen?
Kam kryer Fakultetin e Psikologjisë dhe sigurisht që do punoja si psikologe. E dua edhe psikologjinë. Në kohën e studimeve pikërisht në vitin e katërt, pra atë të fundit, isha në dilemë se si do t`i orientoj studimet postdiplomike. Isha në hamendje midis psikologjisë klinike apo organizative. Më pas gjërat ndryshuan. Psikologjia është një profesion që për fat të keq, edhe pse shumë i nevojshëm për njerëzit, por pa perspektivë. Rrethanat ishin të tilla në atë kohë,ku nuk munda të ushtroj profesionin për të cilin diplomova dhe u detyrova të ndryshoj drejtim, për të cilin nuk jam penduar.
9) Për në fund, çfarë do t’ju thoje të rinjëve që synoin të jenë në botën e mediave.
Të punosh në media përveç që është privilegj është edhe përgjegjësi. Ju them ta duan punën që e bëjnë dhe ta ndjejnë si të tyren. Të punojnë me maturi dhe mjeshtri, ti verifikojnë faktet mos bien pre e provokimeve e të qëndrojnë larg politikës. Gazetaria është passion dhe nuk mund të shkëputesh lehtë. Ne kemi kolegë që janë pensionuar, por vazhdojnë të ushtrojnë këtë profesion, pasi gazetaria shkon me shpirtin. Ky profesion të futet aq thellë në trup sa të infekton shpirtin. Mbase ne gjërat, që në pamje të parë duken të zakonshme, i shohim ndryshe. Edhe tek e rëndomta ne gjithmonë gjejmë nuanca lajmi. Andaj ata që duan të merren me këtë profesion le të japin më të merrnin nga vetja patjetër do ti arrijnë ëndrrat e tyre.
Kjo intervistë u realizua nga : Miftar Zejnullahu, gazetar në Telenews.al