Telenews

Etiketat e rrobave, simbole që shpëtojnë rrobat nga dëmtimi

Sa herë që blini një rrobë të re, ndoshta e prisni etiketën pa u menduar dy herë. Por këto “copëza bezdisëse” mbajnë informacione të vlefshme që mund të ndihmojnë jo vetëm në ruajtjen e cilësisë së veshjeve, por edhe në zgjatjen e jetës së tyre.

Etiketat përmbajnë një seri simbolesh të standardizuara, të cilat tregojnë mënyrën e saktë të larjes, tharjes dhe kujdesit ndaj rrobave. Një nga më të shpërfillurit, por më të rëndësishmit, është simboli i trekëndëshit. Trekëndëshi i bardhë bosh – Zbardhimi lejohet, Trekëndëshi me një kryq – Zbardhimi është i ndaluar dhe trekëndëshi me dy vija diagonale ose me “CL” të kryqëzuar – Lejohet vetëm zbardhues pa klor.

Përveç zbardhimit, simboli i dorës tregon që rroba duhet larë me dorë, ndërsa një kryq mbi simbolin e larjes sinjalizon që veshja nuk është e përshtatshme për rrobalarëse. Vijat horizontale poshtë simbolit të larjes tregojnë llojin e ciklit të larjes që duhet përdorur (normal apo i butë).

Njohja dhe zbatimi i këtyre udhëzimeve nuk është thjesht formalitet. Ato ndihmojnë që rrobat të duken si të reja për më gjatë, duke kursyer para dhe kohë në afat të gjatë.

Të ngajshme

​Si ndikon ndryshimi i orës në shëndetin e njerëzve?

Valjeta Turkaj

Një studim ka zbuluar se stina kur ke lindur formon karakterin tënd dhe s’ka lidhje me horoskopin

KushtrimGuraj

Ja sa hapa në ditë duhet të ecni për një shëndet më të mir

KushtrimGuraj