Dejan Pantiq, është ish-zyrtari policor i cili është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar zyrtarët e komisioneve komunale zgjedhore në veri.
Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
Pantiq u tha se nuk është mirë me shëndet dhe se ka nevojë për barëra.
E për këtë është përkujdesur Misioni Evropian i Sundimit të Ligjit (EULEX).
EULEX tha se ato ia kanë dorëzuar komandantit të policisë në Leposaviq.
Misioni Evropian i është kundërpërgjigjur edhe shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili tha se EULEX nuk po merret fare me rastin e Pantiqit.
Ky mision deklaroi se rasti po monitorohet nga ta.
“EULEX është në kontakt me Policinë dhe Prokurorinë Speciale të Kosovës, Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe avokatin e z. Pantiq. Në përputhje me mandatin e tij, EULEX-i po monitoron rastin për të vlerësuar se si po trajtohet nga autoritetet e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it.