Telenews

EULEX-it i përfundon mandati më 14 qershor, çfarë do të ndodh tutje?

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) ka filluar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje.

Por, mandati i këtij misioni me ‘letra’ përfundon së shpejti.

Mandati aktual i EULEX-it është për ta mbuluar periudhën deri më 14 qershor 2023 duke u bazuar në Vendimin e Këshillit CFSP 2021/904.

Kemi kuptuar se janë duke u zhvilluar bisedime ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për të parë mundësitë e vazhdimit të misionit edhe për një vit.

Siç kemi kuptuar , javën tjetër në Kosovë pritet të jetë një zyrtar shumë i lartë i Bashkimit Evropian, i cili përfaqëson zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm për Sigurinë dhe Mbrojtjen e Përbashkët, Politikën dhe reagimin ndaj krizave në shërbimin evropian të veprimit të jashtëm.

Burimet  thonë se EULEX-it pritet ti vazhdohet mandati por kjo nuk është konfirmuar deri në këto momente as nga Bashkimi Evropian në Bruksel e as nga institucionet e Kosovës.

Ndryshe, në kuadër të mandatit të tij, ky mision i BE-së zhvillon aktivitete të monitorimit dhe ka funksione ekzekutive të kufizuara.

EULEX-i vazhdon t’i mbështetë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me legjislacionin përkatës të Kosovës.

Misioni i përgjithshëm i EULEX-it është t’i mbështesë institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira evropiane.

Momentalisht Shef i Misionit është Lars-Gunnar Wigemark, ish diplomat nga Suedia dhe ka mbi 400 persona si staf.

EULEX-i mbështetet nga të gjitha 27 Shtetet Anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga pesë shtete kontribuuese (Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara)./Telegrafi/.

Misioni i përgjithshëm i EULEX-it është t’i mbështesë institucionet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat më të mira evropiane.

Momentalisht Shef i Misionit është Lars-Gunnar Wigemark, ish diplomat nga Suedia dhe ka mbi 400 persona si staf.

EULEX-i mbështetet nga të gjitha 27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga pesë shtete kontribuuese (Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara).

Të ngajshme

Ligji për të Huajt, Kallas: Moment i ri për dialogun, jam gati të organizoj takim të nivelit të lartë

Valjeta Turkaj

Kurti: Nga 15 marsi hyn në fuqi zbatimi i dy ligjeve të rëndësishme për sigurinë

Valjeta Turkaj

Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për ne, na duhet një plan për paqe

Valjeta Turkaj