Telenews

Eurodeputetët kërkojnë tërheqjen përfundimtare të fondeve të BE-së për Hungarinë: Kjo duhet të marrë fund

Në një letër urgjente drejtuar Komisionit Evropian, përfaqësues të disa grupeve parlamentare në Parlamentin Evropian kërkojnë që të gjitha fondet e BE-së për Hungarinë të tërhiqen përgjithmonë, duke theksuar se sanksionet e deritanishme nuk kanë sjellë rezultat.

Letra, e nënshkruar nga eurodeputetë kristiandemokratë, socialdemokratë, liberalë dhe të gjelbër, është një thirrje e qartë për të rritur presionin ndaj qeverisë së kryeministrit Viktor Orbán. Moritz Körner nga Partia Liberale Gjermane (FDP) deklaroi: “Kushdo që nuk interesohet fare për respektimin e vlerave të BE-së, nuk meriton asnjë euro nga buxheti i BE-së.”

Ndërsa eurodeputeti i Gjelbër Daniel Freund, i cili nisi letrën, theksoi se qëllimi është mbrojtja e interesave financiare të BE-së dhe taksapaguesve evropianë: “Megjithatë, ne shohim se në dy vite e gjysmë që nga vendosja e sanksioneve, situata në terren nuk është përmirësuar.” Ai shtoi: “Sulme të reja ndaj gjyqësorit të pavarur, shoqërisë civile, medias së lirë dhe lirisë së shprehjes po regjistrohen javë pas jave. Dhe kjo është arsyeja pse ne po dërgojmë tani një mesazh shumë, shumë të qartë: kjo duhet të marrë fund.”

Qeveria hungareze, e mbështetur nga presidenti amerikan Donald Trump, ka shtuar kohët e fundit masat kundër pakicave dhe organizatave joqeveritare. Në mars, u miratua një ligj që ndalon “Paradën e krenarisë” dhe kufizon ndjeshëm lirinë e tubimit. Po ashtu, më 13 maj, u shtrënguan masat ndaj OJQ-ve, të cilat mund të sanksionohen dhe të kenë financimin e kufizuar.

Të ngajshme

“Jam pa fjalë” – Rama reagon pas vdekjes së Artan Lames

Valjeta Turkaj

Prishtinë: Dy vajza të maskuara sulmojnë një tjetër, e incizojnë dhe e publikojnë videon në rrjete sociale

Valjeta Turkaj

KFOR kryen stërvitje ajrore me pjesëmarrje të kontingjentit armen

Valjeta Turkaj