Telenews

Evakuohen 10 familje nga lagja 2 Korriku në Mitrovicë

Gjendje e rënduar si pasojë e vërshimeve nga reshjet e shiut po vazhdon edhe sot në qytetin e Mitrovicës.

Në lagjen 2 Korriku janë evakuuar 10 familje. Pas pak pritet të evakuohen edhe disa familje në fshatin Lisicë, si dhe një familje në fshatin Kçiq, e cila ka kërkuar ndihmën e zjarrfikësve.

Ndërkohë, reduktimet e ujit janë rikthyer, ndërsa spitali i qytetit po furnizohet me ujë nga Shërbimi i Zjarrfikësve.

Për Rtk-në, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ka deklaruar se shtabi emergjent është 24 orë në krye të detyrës dhe po identifikon nevojat e qytetarëve në të gjitha zonat. Peci tha se të gjitha familjet që po evakuohen do të strehohen, ndërsa shprehu pritjen që gjatë ditës të ketë normalizim të situatës, duke iu referuar daljes nga shtrati të lumenjve Sitnica, Ibri dhe Lushta.

Kryeshefi i KRU “Mitrovica”, Bashkim Kurti, i ka thënë RTK-së se para një ore është rikthyer furnizimi me ujë, megjithatë ky ujë nuk rekomandohet për pije, por vetëm për nevoja sanitare.

“Në orën 9:00 ka rifilluar trajtimi i ujit me kapacitete të reduktuara, për shkak të turbullirës ende të lartë.

 

Të ngajshme

Ushtarët gjermanë të KFOR-it bëjnë trajnime të specializuara për zbulimin dhe ndjekjen e dronëve

KushtrimGuraj

Cilat kompani manipuluan çmimin e rrymës për Kosovën? Raporti i KOSTT-it zbulon emrat!

KushtrimGuraj

Belgjika shqyrton burgje në Kosovë dhe Shqipëri për migrantët e parregullt

KushtrimGuraj