Telenews

Evropa synon SpaceX-in e saj

evropa-synon-spacex-in-e-saj

Start-up-i franko-gjerman po përgatit një raund të ri investimesh për të zhvilluar kapsulën e parë evropiane për transport në hapësirë.

Një nga start-up-et më ambicioze të sektorit hapësinor në Evropë, The Exploration Company (TEC), po përgatitet për një raund të ri kapitali, edhe më të madh se financimi prej 160 milionë dollarësh i vitit të kaluar, sipas raportimit të Financial Times.

Kompania, e themeluar në vitin 2021 nga Hélène Huby, synon të krijojë kapsulën e parë të ripërdorshme të prodhuar në Evropë për dërgimin e ngarkesave në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, dhe më vonë edhe për misione me ekuipazh.

Huby i tha FT-së se ambicia e TEC-it është ta bëjë Evropën të pavarur në zinxhirin e transportit hapësinor, duke filluar me kapsulën e ngarkesës, për t’u zgjeruar në fluturime me astronautë dhe misione drejt Hënës.

Kompania madje po bashkëpunon me Emiratet e Bashkuara Arabe për një ulje në sipërfaqen hënore para vitit 2035.

Gara në Evropë u intensifikua pasi Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) hapi një thirrje për kompani që mund të ofrojnë shërbime transporti drejt orbitës së ulët deri në vitin 2029, me perspektivën që më vonë pajisjet të përshtaten për ekuipazh.

TEC konkurron drejtpërdrejt me gjigantin Thales Alenia Space, i cili mbështet ofertën e tij te dekada eksperiencë në projektimin e moduleve të Stacionit Hapësinor.

Ministrat evropianë të hapësirës pritet të vendosin këtë javë financimin për të paktën një mision demonstrues, me një kosto rreth 250 milionë euro.

Burime të cituara nga FT thonë se marrëveshja e fundit midis ESA-s dhe NASA-s për shkëmbim shërbimesh mund të hapë rrugën për financime shtesë edhe për një të dytë.

Të ngajshme

Wi-Fi 7 po vjen

KushtrimGuraj

​Meta fshehu provat që tregojnë se rrjetet sociale dëmtojnë shëndetin mendor të përdoruesve

Valjeta Turkaj

5 gjëra që s’e dinit se ChatGPT mund t’i bëjë për ju çdo ditë

Valjeta Turkaj