Tashmë është publikuar Exit Poll-i i Klan Kosovës, sipas të cilit fituese e zgjedhjeve nacionale ka dalë të jetë Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas këtij Exit Poll-i, partia e Albin Kurtit ka marrë 44.1% të votave.
PDK ka dalë partia e dytë me 23.9%, LDK del të jetë partia e tretë me 16.1, ndërsa AAK me 5.8.

