Telenews

Facebook teston abonimin për shpërndarësit e më shumë se dy linqeve në muaj

facebook-mbyll-opsionet-e-“like”-dhe-“share”-ne-keto-vende

Facebook po teston futjen e një sistemi abonimi për ata që ndajnë më shumë se dy lidhje në muaj.

Rrjeti social Facebook po teston vendosjen e një kufizimi në numrin e lidhjeve që përdoruesit mund të ndajnë kur publikojnë në këtë platformë.

Përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA kanë parë njoftime të reja që u tregojnë se pa një abonim, mund të ndajnë vetëm një numër të caktuar lidhjesh në postimet e tyre në Facebook, dhe se një abonim fillon nga 9,99 funte (11.40 euro) në muaj.

Meta, kompania prapa Facebook-ut, e përshkruan këtë si një “test të kufizuar për të kuptuar nëse mundësia për të publikuar një volumin më të madh postimesh me lidhje i shton vlerë abonentëve”.

Në testin paraprak, disa përdorues kanë marrë njoftime se mund të ndajnë vetëm dy lidhje në muaj pa abonim dhe se nëse duan të ndajnë më shumë, duhet të pajtohen përmes një shërbimi të paguar Meta Verified.

Strukturat e fundit të këtij testi tregojnë se kompania po kërkon më shumë mënyra për të fituar nga shërbimet e saj, duke bërë që funksione që më parë ishin falas të bëhen të disponueshme për përdoruesit e abonuar. /

Të ngajshme

Si të rinovoni fshirësit e xhamit pa i zëvendësuar?

Valjeta Turkaj

Qeveria amerikane nis fushatën për të punësuar inxhinierë për role në inteligjencën artificiale dhe teknologji

KushtrimGuraj

OpenAI ka prezantuar një gjenerator të ri imazhesh

KushtrimGuraj